BallinaBotaBota në alarm? "Rusia ka vendosur deri në 500 mina në Detin...

Bota në alarm? “Rusia ka vendosur deri në 500 mina në Detin e Zi!”

Ukraina zyrtare nëpërmjet një deklarate për shtyp ka hedhur akuza të rënda kundër Rusisë por gjithashtu edhe alarmuese për botën.

Ukraina pretendon se Rusia ka vendosur rreth 400-500 mina të vjetra sovjetike në Detin e Zi, duke e bërë të pamundur eksportin e mallrave nga portet e saj.

Zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk, thotë se Rusia “ka krijuar një krizë ushqimore në botë” duke bllokuar portet, duke shtuar se Rusia po përdor një “alibi informacioni” duke fajësuar Ukrainën për krizën ushqimore

Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, duke pezulluar eksportet jetike të drithit dhe zyrtarët thonë se 20 milionë tonë drithë janë bllokuar tani në vend.

OKB thotë se disa vende mund të përballen me zi buke afatgjatë nëse eksportet e Ukrainës nuk rikthehen në nivelet e paraluftës.

Rusia ka ofruar hapjen e një korridori përmes Detit të Zi për dërgesat e ushqimit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular