BallinaAktualitetVIDEO/ Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës...

VIDEO/ Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës sot, a duhet të kemi frikë?

Asteroidi më i madh i vitit, për sa i përket kalimeve të afërta me Tokën, po përgatitet ta prekë Planetin ditën e sotme (27 maj). Është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij të madhe, rreth 1.8 kilometra në diametër. Asteroidi nuk përbën një kërcënim për Tokën, pasi do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometrash.

Sipas mediave të huaja, Virtual Telescope Project, në bashkëpunim me Telescope Live, organizon një event që do transmetohet drejtpërdrejt. Në orën 15:00 asteroidi me emrin 7335 ( 1989 JA) do të jetë i dukshëm nga Australia.

7335 (1989 JA) po udhëton me një shpejtësi prej rreth 76,000 kilometrash në orë, pra 20 herë më shpejt se një plumb.

Asteroidi i përket klasës së objekteve të quajtur Apollo, në fakt, do të kthehet për të kaluar pranë Tokës në vitin 2055, por në një distancë edhe më të madhe se ajo aktuale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular