BallinaKryesoreJorida Tabaku voton për Presidentin e PPE: Me mbështetjen e Manfred Weber...

Jorida Tabaku voton për Presidentin e PPE: Me mbështetjen e Manfred Weber PD do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj familje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në kongresin e Roterdamit, ku ka votuar edhe për Presidentin e EPP, Manfred Weber. 

Tabaku ka publikuar një foto në Fecabook nga momenti i votimit, ndërsa shkruan se Weber do të mbështesë Partinë Demokratike, që kjo të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP.

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”, shkruan Tabaku.

Një ditë më parë u tha se PD iu hoq e drejta e votës, por Tabaku sot ka publikuar foton, ku thote se ajo ka shprehur me vote mbështetjen për Presidentin e PPE.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, nje dite me pare deklaroi se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular