Golashënuesi më i mirë i Italisë është një shqiptar. Dardan Vuthaj. lojtari që aktivizohet në Kategorinë D është shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit në futbollin italian.
Me 35 realizime personale, Vuthaj e ka tërhequr Novara-n në divizionin profesionist ndërsa tifozët e skuadrës nga veriu i Italisë e kanë pagëzuar me nofkën “Dardagnan” pasi historia e tij duket sikur është shkëputur nga një roman.
Është një histori e ngjashme me atë të shumë shqiptarëve që kanë emigruar në vendin fqinjë. Ai u transferua në Itali në moshë të vogël nga prindër shqiptarë dhe gjatë gjithë jetës ka qenë i apasionuar pas futbollit
Meritë e babait të tij Andri, sot 50 vjeç që në vitin 1997 emigroi në Greqi dhe më pas në Itali ku punoi si murator. I pyetur nga mediat se përse ky shpërthim tani në moshën 27-vjeçare, Dardani përgjigjet:
“Kam qenë një lojtar instiktiv ndoshta edhe pak naiv. Reagoja menjëherë ndaj provokimeve. Nuk isha ende gati për botën e futbollit”.