BallinaPolitike“I dhashë përvojën time mes Nanos dhe Berishës”- Moisiu jep detaje nga...

“I dhashë përvojën time mes Nanos dhe Berishës”- Moisiu jep detaje nga takimi me Presidentin e ri: Bajram Begaj pozitiv! Do ishte mirë…

Takimin e tij të parë, Presidenti i ri, Bajram Begaj e zhvilloi me ish Presidentin, Alfred Moisiu, i cili i ka dhënë këshilla, referuar eksperiencës që ai ka pasur më parë.

Larg vëmendjes së medias, Begaj dhe Moisiu kanë diskutuar për pozicionin e kreut të shtetit dhe rolin e tij në një situatë vazhdimisht të tensionuar politike.

“Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurava edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me radhë”, tha thënë Moisiu për Abc.

I pyetur nëse kandidatura e Begajt duhet të kishte pasur edhe një konsensus dhe vota të opozitës, Moisiu tha: “Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm”.

Pritet që në ditët e ardhshme, Z. Begaj të zhvilloi takime edhe me ish-Presidentë të tjerë të republikës. Të shtunën kandidatura e Begajt në Kuvend mori 78 pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Kujtojmë që Bajram Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular