BallinaKryesoreNafta 258 lekë/litri, reagon Dashnor Sula: Marrëzi! Duhet të ngrihemi në protestë

Nafta 258 lekë/litri, reagon Dashnor Sula: Marrëzi! Duhet të ngrihemi në protestë

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar pasi Bordi i Karburanteve ka rritur sërish çmimet, teksa çmimi i naftës ka shkuar në 258 lekë/litri.

Me anë të një një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se duhet të ngihen në protestë  qytetarët sa më parë pasi ndryshe çmimi nga 260 lekë do të shkojë 350 lekë.

Ndër të tjera ai shkruan se kjo është “një papërgjeshmëri nga qeveria e cila mbush arkat e shtetit me anë të taksave që vendos, dhe i përdor ato për punët publike”.

Postimi i Dashnor Sulës:

Çmimi i naftës në rekorde historike.

260 lekë për një litër naftë. Fermerët, industria duhet të fikin automjetet që përdorin për punë. Ti ngrenë  në tako dhe të ngrenë sytë nga qielli. Kjo u ka mbetur.

Në fakt këto janë efektet e shifrave që përmendte Banka Botërore pak ditë më parë “Shqipëria, vendi me paketën më të vogël të ndihmën për krizën e çmimeve”.

Jo vetëm që nuk jep asnjë lek nga taksat e shqiptarëve për ti ndihmuar në këtë kohë të vështirë, por ne jemi vendi me taksat më të larta për një litër naftë. Marrëzi.

Vetëm kryeministër i Partisë Socialiste nuk është ky.

Ne nuk duhet ta ulim më kokën, duhet të ngrihemi në protesta se ndryshe çmimi jo 260 lekë por do shkojë 350 lekë!

E dëgjuat kryeministrin sesi ditën që nafta shkon në nivele rekord fliste për çmimin e energjisë elektrike. Papërgjegjshmëri. Përse nuk flet kreu i kësaj maxhorance sesi janë mbushur arkat e shtetit për shkak të rritjes së çmimeve që sjell më shumë para në buxhet nga taksat. Çfarë bën me këto para shtesë Rama? I ka rritur pagën administratës? Sigurisht jo!

Ka indeksuar çmimet për familjarët? Sigurisht jo.

Asgjë nuk ka bërë për familjet por menjëherë mblodhi ministrat e vet për të bërë indeksimin e rritjes së çmimeve për punët publike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular