BallinaKronikeOperacioni “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Dumanit policia zbarkon në banesën...

Operacioni “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Dumanit policia zbarkon në banesën e biznesmenit…

Pak ditë më parë, policia ka kryer kontrolle në banesën e biznesmentit Xhevdet Troplini, i njohur me pseudonimin “Poja”.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Klodiana Lala të News 24 se urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të operacionit Plumbi i Artë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas News 24, Troplini ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë, vetëm pak ditë pas operacionit që çoi pas hekurave nëntë persona dhe rëndoi pozitën e nëntë personave të tjerë që ishin të arrestuar.

Troplini ka qenë pjesë e listës së biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga Emiljano Shullazi. Emri i tij është lakuar dhe për dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019.

Biznesmeni ka qenë në rrjetën e OFL pasi iu sekuestrua një automjet i blinduar tip ‘Jeep’ por më pas i është rikthyer pasi e kishte me dokumentacion të rregullt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular