BallinaKronikeÇmontohet rrjeti i trafikut të drogës në Angli/ Lihet në burg njëri...

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës në Angli/ Lihet në burg njëri prej shqiptarëve, kapobanda ia mbath nga policia dhe arratiset për në Dubai

Drejtësia britanike ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës duke lënë në burg 6 persona, midis tyre dy shqiptarë. Policia goditi grupin e trafikut të drogës që dërgohej nga Britania e Madhe drejt Irlandës së Veriut.

Droga e kultivuar në nga fermat e kanabisit në Angli u kap teksa po transportohej për në Irlandën e Veriut. Sasia e drogës së kapur arrin deri në 50 kilogram dhe kap shifrën e 600 mijë eurove. Në prangat e policisë ranë 4 shtetas britanikë dhe dy shqiptarë Eneo Zace 34 vjeç dhe Tedi Hysenaj 28 vjecc. I gjithë grupi shërbente si furnizues me drogë i një prej bandave më të njohur të Irlandë së Veriut, e njohur me shkurtimin OCG.

Policia nisi një hetim, të quajtur Operacioni Marengo dhe prokurori Alex Langhorne tha se deri në nëntor 2020 dy fermat, në St Helens dhe Bacup, ishin duke funksionuar.

Më 30 nëntor, 80 kg kanabis të transportuar në Irlandën e Veriut nga kjo OCG u ndalua në autostradë nga policia, me Hall, Zais dhe një tjetër të pandehur Lahert Pone, 32, të gjithë duke i dërguar njëri-tjetrit mesazhe ‘të panikut’ atë mbrëmje. Të gjithë të pandehurit u deklaruan fajtorë nga gjykata.

Eneo Zaçe u dënua me 6 vjet për prodhim dhe kultivimin e kanabisit.  Njëri prej britanikëve, i quajtur Sinclair ka treguar se shqiptarët i kishin kërkuar të bashkëpunonin për kultivimin dhe rritjen e kanabisit.

bandaaa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular