Transferimi i Kristjan Asllanit te Interi duket një çështje e mbyllur, me mediat italiane që kanë raportuar se akordi mes Interit dhe Empolit për mesfushorin e Kombëtares është arritur për një shumë prej 14 milionë eurosh.
Lajmi është konfirmuar dhe nga gazetari i famshëm sportive “Fabricio Romano”, i cili ka bërë publik lajmin për arritjen e akordit mes klubeve me detajet e mbetura të kontratës që pritet të zgjidhen në orët e ardhshme, me Empolin që ka kërkuar dhe huazimin e sulmuesit të talentuar Satriano nga zikaltërit.
Në këto kushte transferimi i Asllanit te Interi mund të konsiderohet një çështje e mbyllur, me 20-vjeçarin që do të realizojë dëshirën për të veshur fanellën zikaltër.
PANORAMASPORT.AL
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2022/06/15/arrihet-akordi-per-transferimin-e-asllanit-te-interi-ja-shuma-qe-do-te-perfitoje-empoli/ […]
Comments are closed.