BallinaOP EDKarteli i naftës dhe karteli i sigurimeve

Karteli i naftës dhe karteli i sigurimeve

Nga Klodian Tomorri

Nga karteli në kartel

Bordi kartel i sigurimeve u bë xheloz nga bordi kartel i naftës. Do dhe ky rritje çmimesh. Ka dalë Shoqata e Siguruesve dhe thotë se do rriten çmimet e siguracioneve sepse na është rritur çmimi i marmitës dhe kollodokut kur paguajmë defektet e aksidenteve.

Kanë mësuar të gjithë tani dhe bëjnë atë stilin, lëshojnë lajme nëpër media, që burime nga shoqata e siguruesve bëjnë të ditur se na janë rritur kostot.

Shoqata që dalin dhe thonë se do rriten çmimet vetëm në Shqipëri ka. Konsumim krimi në publik. Po ta bëjnë me ndonjë vend tjetër ja presin buzët atij që del në intervistë dhe shoqatës i vënë kyçin.

Tani une një gjë nuk marr vesh. Çfarë e pengon cilëndo shoqëri sigurimi që të rrisë çmimet? Nuk e pengon asgjë. Por këta duan ta bëjnë rritje të koordinuar, se s’duan konkurrencë. Dhe del shoqata, që merr rolin e kartelit dhe bën fiksim çmimesh.

Tani nxirrni AMF-në që t’u rrisë çmimin dysheme. Se bordi i naftës dhe ushqimeve vë çmim tavan, këta të AMF-së e vënë dysheme. Dhe më e bukura është se disa nga nëpunësit e shtetit që fiksojnë çmimet e sigurimeve dhe ndarjen e tregut në AMF, herë pas here emërohen dhe në Autoritetin e Konkurrencës. Shtet sharlatanësh.

Ah dhe mblidheni çik atë bordin e naftës sot se ka rënë nën 1280 toni. Apo do prisni pak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular