BallinaAktualitetEMRI + FOTO/Aksidenti tragjik i merr jetën 18-vjeçares shqiptare në Itali. E...

EMRI + FOTO/Aksidenti tragjik i merr jetën 18-vjeçares shqiptare në Itali. E shoqja ndodhet….

Një 18-vjeçare shqiptare me banim në Castelmassa, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident të tmerrshëm në Torretta di Legnago, në zonën e Veronese.

Lajmi u përhap në qytezën e Castelmassa në mëngjes, duke shkaktuar një valë dhimbjesh dhe hutimi për humbjen e vajzës së quajtur Bianca Papushallaj.

Sipas informacioneve fillestare, Bianca ishte duke udhëtuar me një shoqen e saj drejt Legnago-s, përgjatë rrugës provinciale 46, në një zonë fshati.

Papritur, rreth orës 21, sipas rikonstruksionit të ngjarjes rrëshqitja e frikshme bëri që makina të përplasej me një rrap. Aktualisht nuk ka asnjë provë për kontakt me automjete të tjera, ndërsa shoqja e të resë shqiptare me iniciale M. C. Ndodhet në gjendje të rëndë.

Familja e shqiptares është e njohur dhe e respektuar në vend. Ajo la pas babain e saj të quajtur Rudin, që është tepër i njohur pasi luan në ekipin e futbollit Amatori Castelmassa, nënën e saj Eva dhe vëllain, Joi.

Mesazhi që tezja e Biankës, Sara, ka dashur t’i kushtojë mbesës së saj të larguar nga aksidenti në rrjetet sociale është zemërthyes.

Lajmi i tragjedisë tronditi edhe ambientin e shkollës artistike “Munari”, studente e së cilës Bianca ishte. Kujtimi i një profesori të saj është shumë prekës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular