Sëmundjet kardiovaskulare zakonisht shkaktohen nga bllokimi apo ngushtimi i arterieve. Kjo gjë zakonisht shkakton dhimbjet në gjoks, sulmin në tru apo edhe në zemër.
Sëmundjet e zemrës janë aq vdekjeprurëse saqë pacientët e diagnostikuar me ndonjë nga ato sëmundje jetojnë një jetë normale, por me një këmbë në varr.
Sidoqoftë, sekreti për të shmangur ngushtimin e arterieve është ushqimi i duhur dhe aktiviteti fizik.
Boronicat e kuqe
Këto boronica të kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm
Shpargu
Përveç që i pastron arteriet, shpargu edhe ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.
Çaji jeshil
Çaji jeshil njihet më së miri si ndihmës për humbjen e peshës, por gjithashtu e pengon absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur e tretni ushqimin.
Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak jave.
Avokado
Avokado është ushqim që patjetër duhet futur në dietën tuaj, për shkak se jo vetëm që është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës.