BallinaOP EDDosjet/Në fillim ishin spiunët, pastaj partitë

Dosjet/Në fillim ishin spiunët, pastaj partitë

Nga Basir Çollaku

Politika në Shqipëri dhe spiunët e Sigurimit të Shtetit, kanë një raport kimik të detyruar në këto 32 vite, teorikisht post-regjim të diktaturës. Kujtoj një intervistë të Nafiz Bezhanit, shumë mote më parë. Kur e pyes sa spiunë, punëtorë dhe bashkëpunëtorë të kësaj arme të komunizmit kishte zbuluar të PD dhe sa te PS, avokati, drejtues i një prej komisioneve të pastërtisë së figures, e peshoi përgjigjen dhe më thotë se, shumë më pak të PD dhe më tepër të PS. Dyshues për përgjigjen I thëm avokat, do të më bindje me të kundërten, se të PS ata janë në shtëpinë e tyre, ndërsa të PD duhet të ketë më shumë, se janë dërguar me misionet e kontrollit e të tjera marifete politike . Qeshi dhe shtoi se, ende po hulumtojnë. Por tradita e kontrollit, siç na thotë kujtesa politike e ngjarjeve, nuk ndryshoi asnjëherë në të mirë të pastërtisë. Zgjatimet mbetën fatkeqësisht të shëndetshëm.
Ne kemi pasur kryetar Kuvendi, njëkohësisht numrin dy të PS, ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçin, ndonëse me një dosje të publikuar si pjëse e sigurimit të shtetit në pesë vite. Ai nuk u trazua institucionalisht nga askush, derisa u tërhoq nga politika, duke qenë mbajtësi më kohëgjatë i tapisë së Partisë Socialiste në ndërrime kryetarësh, herë pas here, ku Rama ishte blerësi i fundit, mbajtësi deritanishëm. Në marrjen e detyrës kryetar parlamenti, episodi votave të PD pro tij, ka qenë një ndër treguesit se ende në Partinë Demokratike ka të lëkundur, të cilët kur thirren në detyrë, nuk mungojnë të shërbejnë të shkuarës së tyre. Autoriteti i Dosjeve nuk ka qenë në padijeni, ndoshta pamundësia e prodhuar nga pushtetti subjektit, e bënë atë duarlidhur e gojëheshtur. Në Policinë e Shtetit ishin 120 emra të cilët u kërkuan dhe denoncuan nga Agron Tufa, ish-drejtuesi Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, të largoheshin, por nëna parti i mbajti dhe mbrojti. Pastaj sulmoi radikalisht Tufën, kanosi, deri sa e detyroi me skemat e saj, ikjen e tij jashtë vendit. Opozita ishte anemike në përpjekjen për të kërkuar domosdoshmërisht pastrimin. Në institucionet e reja, pas çreformës të drejtësisë në Këshillin e Lartë të Prokuroisë, në SPAK, në Këshillin Gjyqsor, në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, komisionerë të vettingut në të dy shkallët e rivlerësimit, emra pjesë e sigurimit dhe sistemit, apo fëmive të tyre, të ashtuquajtur drejtësi e kohës së diktaturës, ishin dominues. Parlamenti, deputetët, kanë qenë mëkatarë të shumtë, me heshtje, mosveprime, votime. Ende ka në atë sallë njerëz me mandate, të ciëlt kanë kusure me sigurimin dhe dosjet e vjetra i mbajnë peng. Përgjegjësitë më të shumta për mospastrimin nga politika, drejtësia, institucionet, i ka e djathta, Partia Demokratike. Ajo, duhej ta kishte mision këtë krasitje, gjatë kohës së pushtetit të saj. Gjatë këtyre tre dekadave, spiunët bnë pushtete, nuk kanë qenë vetëm të vjetër, vetëm të Sigurimit. Ata janjë përdorur edhe nga shërbimet e huaja. Sim të vendeve mike, por edhe vendeve armiqësore me Shqipërinë. Ky është shndërruar në një problem të sigurisë kombëtare shpeshherë, por është mbuluar edhe nga ngjarje ekonomike, duke formatuar biznese, sipërmarrje, grupe interesi. Kjo ka prodhuar shpesh herë deputetë, ministra, kryebashkiakë, zyrtarë e funksionarë drejtësie. Shërbimet kanë trashëgimi dhe rekrutimet nga të vjetra në të reja, nuk do të ndalojnë. Çështja është se aty kur dihet se kush janë, çfarë bëjnë, si kontrollojnë politikën, ekonominë, drejtësinë, mediet, duhet të sundojë transparenca ndaj tyre. Dosjet, ajo çka ka tepruar pa u masakruar nga mëkatarët, duhen hapur, e konsumatorët e akteve brenda tyre, të ndalohen. Nuk është asnjëherë vonë. Sepse shumëkush prej tyre nuk ka hallin e Shqipërisë.. Dhe nuk janë pak, madje janë me shumë pushtet. Për dreq, në fillim të pluralizmit, ishin spiunët, pastaj lindën edhe partitë…më vonë, fare vonë, sa për të bërë shaka, lindi dhe Autoriteti i Dosjeve..
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular