BallinaAktualitetDENONCIMI/Berisha: Skafi me të cilin Tase vrau 7-vjeçaren përdorej nga Habilajt dhe...

DENONCIMI/Berisha: Skafi me të cilin Tase vrau 7-vjeçaren përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge

Sali Berisha ka publikuar një denoncim përmes një mesazhi që i ka dërguar një efektiv policie. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se skafi me të cilin Arian Tase, ish-shef i Komisariatit të policisë në Himarë përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonida Avdia është përdorur për trafik droge. Sipas Berishës, skafi është përdorur nga Habilajt dhe Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Personi që i shkruan Berishës tregon se është efektiv policie dhe se ka dijeni për këtë aktivitet pasi skafi në fjalë sipas tij, në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Në mesazh shtohet se më pas,  skafi është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj.

DENONCIMI:

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.
Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar…!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike…!
Faleminderit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular