Si merret patenta për mjetet lundruese në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini

0
14

Një qytetar mund të drejtojë një mjet lundrues vetëm pas 7 ditëve kurs. Nëse merr këtë patentë për kaq ditë, atëherë ke të drejtë të lundrosh deri në 1.2 milje nga bregu ose rreth 2 km. Lejet janë të ndara në disa kategori dhe për marrë një patentë që mund të lundrosh deri në ujërat kufitare, mjaftojnë vetëm 18 dit Kujtojmë që për të marrë një leje drejtimi për automjet duhen minimum 2 muaj.
Sipas të dhënave rezulton se në Shqipëri deri më tani janë dhënë gjithsej 5 mijë leje drejtimi për mjetet ndërsa janë të regjistruara gjithsej 6300 mjete lundruese përfshirë edhe motorët e vegjël sportiv.
Në bazë të ligjit këto mjetet kanë detyrimin që të bëjnë kolaudim 1 herë në vit në drejtorinë e përgjithshme detare ku bëhet edhe regjistrimi i tyre.
Vdekja e fëmijës në Potam, nxori në pah dhe mungesën e ligjeve. Në 2020 u muitatua ligji “Për aktivitetet e turizmit detar” por ai ende dhe sot nuk është plotësuar me akte nënligjore duke mbetur i pazbatuar duke krijuar hendek në funksionimin e këtij sektori
I vetmi akt nënligjor i cili parashikon regjistër elektronik të mjeteve lundruese dhe njoftimin e kapitenerisë gjatë daljes në det po ashtu mbeti i pazbatuar.

Edhe drejtori i policisë Gledis Nano me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar institucioneve dhe ministrive të linjës që të bashkëpunojnë, pasi deri më tani është konstatuar se një gjë e tillë nuk është realizuar.

Nano kritikon institucionet për koordinim sidomos në drejtim të licencimit të aktivisteve detare dhe pajisjen me leje drejtimi për mjetet lundruese./abc