E quajtur “cool” nga shumë persona për thjeshtësinë e saj, kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, si rrallë herë është përfshirë në një skandal jo pak të rëndë
Kryeministrja është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër duke shijuar një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë. Po ashtu ajo shfaqet duke bërë kërcime provokuese e rrethuar nga miq të saj që po konsumojnë alkool.
Kjo nuk u ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale. Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.
Mediat vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres.
“Duket sikur video është realizuar në një apartament privat. Gazeta Iltalehti nuk mundi të kontaktonte kryeministren ose stafin e saj të mërkurën në mbrëmje për të komentuar videot”, shkruan media vendase.