BallinaSportVIDEO/Baloteli sherr me trajnerin e tij Montella pas ndeshjes, ndërhyjnë lojtarët

VIDEO/Baloteli sherr me trajnerin e tij Montella pas ndeshjes, ndërhyjnë lojtarët

Mario Baloteli nuk vë mend asnjëherë. Sulmuesi italian u përplas ditën e sotme me trajnerin Vinçenco Montela, pas triumfit 1-0 që skuadra e e tij, Adana Demirspor, arriti në shtëpi ndaj Umranijesporit

Mario u hodh në fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e rusit Dzyba, ndërsa më vonë pati edhe një incident mes Balotetit dhe Montelës. Përplasja mes tyre shpërtheu në fushë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Baloteli me sa duket i tha diçka Montellës teksa po largohej, trajneri më pas u kthye dhe u hodh drejt sulmuesit, ndërkohë që falë ndërhyrjes së anëtarëve të stafit, u bë e mundur parandalimi i një konfrontimi të turpshëm. Kjo nuk është hera e parë që Baloteli përfshihet në të tilla situata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular