BallinaKultureSot 80 vjet nga lindja e poetit Ali Podrimja, Bujar Leskaj: Ishte...

Sot 80 vjet nga lindja e poetit Ali Podrimja, Bujar Leskaj: Ishte përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare

Nga Bujar Leskaj
Ali Podrimja lindi në 28 gusht, 1942 në Gjakovë.
Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me famë edhe në botë.
Botën e vet poetike, Podrimja e artikulon veçanërisht me simbolin dhe metaforën. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nënnivele kuptimore.
Kjo formë të shkruari i shërbeu si mburojë kundër sulmeve të pushtetit serb.
Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.
Ali Podrimja, në 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete pranë qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular