Një vrasje e dyfishtë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë
Burime bëjnë me dije për gazetaren Nikoleta Kovaçi se një person dyshohet se ka qëlluar në drejtim të vëllait dhe kunatës.
Menjëherë pas ngjarjes ai është arratisur bashkë me armën e krimit. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.