Deputeti i Partisë Demokratike me anë të disa foto të publikuara në rrjete sociale ka treguar gjendjen e trishtë të shkollës së fshatit Golem, bashkia Lushnje.
Në një nga fotot e publikuara shihet se tavani ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit kur fatmirësisht nuk kishte fëmijë, sipas deputetit të opozitës.
Ndërsa fotot e tjera tregojnë që kollonat dhe trarët e betonit paralajmërojnë një tragjedi më të madhe pasi janë të ceduar.
Sipas Korreshit i kanë dhënë një bojë që t’i maskojnë por vetëm sa kanë mbuluar një katastrofë urbane.
‘Kush ishte inspektori që ka verifikuar sigurinë e strukturës shkollore nga Bashkia Lushnje? Po nga ZA Lushnje ka dënjuar njeri të verifikoje? Zonja ministre jeni lajmëruar ju për këtë katraurë?? A e dini ju se kjo shkolle ka që në vitet ’70 që nuk vihet dorë ??’ pyet deputeti në statusin e tij.
Postimi i plotë i Saimir Korreshit:
Zoti ruajti femijet nga tragjedia!
Pamjet e meposhtme jane te shkolles se fshatit Golem, Bashkia Lushnje.
Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!
Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.
I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.
Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?
Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?
Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katraure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??
Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??
Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve.