BallinaOP EDFatos Nano dhe gengu i gangove

Fatos Nano dhe gengu i gangove

Nga Flutura Aça

Aty mes viteve 2003-2005, mes europianëve të tjerë që vinin në Shqipëri, ishte edhe holandezi Atzo Nicolaï, një politician holandez që atë kohë ishte Secretar Shteti për Çështjet Europiane i Mbretërisë së Holandës.

Në njërën prej intervistave dhënë një prej radiove kombëtare holandeze, pasi përmbylli detyrën e tij politike, ai tregon për një prej vizitave më të shëmtuara të jetës së tij politike, atë të takimit me Fatos Nanon.

Funksionari i lartë holandez u la të priste në paradhomën e kryeministrit një kohë të gjatë. Nga aty ku ishte ulur ai dëgjonte të qeshura që vinin nga zyra e Fatos Nano. Një hop të gjatë më vonë dera u hap dhe doli një tufë burrash çakërqejf nga gazmimi që kishin marrë nga takimi me liderin shqiptar.

Një nëpunës e shoqëroi Sekretarin Holandez të Shtetit brenda në zyrën e dinjitarit (pashait) shqiptar, i cili, i lodhur mbase nga gjithë ajo çakërrqejfje e asaj dite vizitash, nuk lëvizi nga vendi, por ia zgjati dorën miku të huaj ashtu ulur.

Çfarë ndodhi më pas, nuk ka fare rëndësi. Fundja ky ishte, dhe është ende, shteti i gangove që kanë kaluar këtej pari trojeve tona.

Po të mos ishte ky geng gangosh, sot do të ishim në Europë, jo duke aplikuar për azil rrugëve të botës, jo duke punuar në të zezë mejhaneve të Europës e as duke rrezikuar jetën dallgëge të La Manshit.

Në kohën e Fatos Nanos, korrupsioni ishte shtrirë, ai e uli në poltron, këta sot e ngritën në këmbë dhe i dhanë dekoratën Nderi i Kombit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular