BallinaPolitikeBujar Leskaj: Ksamili-bashkia e ardhme, lider në turizëm

Bujar Leskaj: Ksamili-bashkia e ardhme, lider në turizëm

Nga Bujar Leskaj
Ndalesa e radhës ishte dje në Ksamil, ku me banorë të zonës, anëtarë dhe simpatizantë të PD shpalosëm dhe diskutuam platformën e Partisë Demokratike për Reformën Territoriale – Administrative.
Në këtë dëgjesë motoja ishte: “Ksamili bashki!”
Në 2014 Ksamilit iu hoq padrejtësisht komuna, duke bërë që kjo zonë t’i bashkangjitet Bashkisë Sarandë.
Një gjë e tillë solli që investimet në Ksamil, të ngadalësoheshin, madje të zeroheshin dhe taksat e larta që mblidheshin të mos u riktheheshin banorëve të zonës në shërbime, infrastrukturë, pastrim e mundësi zhvillimi, pavarësisht se është zonë me turizëm të zhvilluar e bukuri të jashtëzakonshme natyrore që mund të ngrinin ekonominë e banorëve të saj.
Partia Demokratike reformën e re Territoriale e Administrative e ka ndër prioritetet e saj, pasi synon një ndarje të drejtë dhe rikthimin e pushtetit te qytetarët, të cilët meritojnë një qeverisje tjetër.
PD e bashkuar do të zhvillojë betejën e saj në Kuvend, por edhe pse mund të mos ketë numrin e deputetëve ajo do të kërkojë edhe zhvillimin e referendumeve për këtë çështje.
Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Flamur Noka, Sekretari për Pushtetin Vendor pranë PDSH, Ylli Asllani, të cilët përcollën mesazhet se PDSH do të jetë e vendosur për të qenë pranë gjithsecilit prej banorëve të zonës dhe të vendosur për të kthyer vëmendjen tek ta.
Diskutuan, paraqitën problematikat që ka sjellë ndarja administrative e vitit 2014 dhe propozuan zgjidhje konkrete në këtë tryezë për Ksamilin, kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Cikuli Nikollo, Haxhi Daci, kryetar i grupseksionit Ksamil, Halim Ismailanji, Nazmi Shehu, Vesel Koçiu – ish Kryetar i sukseshëm i Ksamilit dhe ish Kryetar i PD Sarandë, Ilir Nikolla – ish Kryetar I Këshillit bashkiak Sarandë.
Tryeza e radhës për reformën e re Territoriale në qarkun e Vlorës do të vijojë të hënën, 19 shtator në Novoselë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular