BallinaPolitikeBujar Leskaj: Novosela – bashkia e ardhshme

Bujar Leskaj: Novosela – bashkia e ardhshme

Nga Bujar Leskaj
Krahina e Topalltisë duhet/do të ketë bashkinë e vet me qendër në Novoselë!
Sot përfunduam turin e tryezave dhe dëgjesave me qytetarët e Qarkut të Vlorës për Reformën e re Territoriale – Administrative dhe propozimet e Partisë Demokratike.
Ndalesa e radhës ishte në Njësinë Administrative Novoselë, ku me banorë të zonës, anëtarë dhe simpatizantë të PD shpalosëm dhe diskutuam platformën e Partisë Demokratike për Reformën Territoriale – Administrative.
Në këtë dëgjesë motoja ishte: “Novosela bashki!”, si një premtim i dhënë edhe gjatë fushatës elektorale të prillit 2021.
Partia Demokratike ka propozuar që kjo zonë, e cila përfshin Novoselën, Mifolin, Llakatundin, Njësinë Administrative Shushicë, Babicën e Vogël, Bestrovën dhe një pjesë të Komunës Qendër të marrë statusin e bashkisë, për vetë specifikat që ka.
Më herët kjo zonë ka qenë e njohur si bashkia e Topalltisë me qendër Mifolin.
Partia Demokratike reformën e re Territoriale e Administrative e ka ndër prioritetet e saj, sepse synon një ndarje të drejtë territoriale e administrative në mënyrë që pushteti të rikthehet te qytetarët, të cilët meritojnë dhe duhet të kenë një qeverisje tjetër.
Në ndryshim nga sekti Rama Partia Demokratike nuk kërkon një reformë për qëllime elektorale, grabitje parash, fondesh, zgjedhjesh dhe kundër interesave të qytetarëve.
Novosela dhe fshatrat e zonës kanë një specifikë të veçantë, bujqësinë, blegtorinë dhe frutikulturën, për të cilat investimet kanë qenë inekzistente nga pushteti qendror dhe ai vendor.
Banorët punëtorë e të ndershëm të këtyre fshatrave paguajnë taksa shumë të larta, të cilat nuk u rikthehen në shërbime, infrastrukturë, pastrim e mundësi zhvillimi, investime në bujqësi e blegtori që të përmirësohet ekonomia e tyre.
PD e bashkuar do të zhvillojë betejën e saj në Kuvend, por edhe pse mund të mos ketë numrin e deputetëve do ta mbajë premtimin që me të ardhur në pushtet të kthejë Novoselën në bashki.
Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Flamur Noka, Sekretari për Pushtetin Vendor pranë PDSH, Ylli Asllani, deputeti Fatjon Veizaj, të cilët përcollën mesazhet se PDSH do të jetë e vendosur për të qenë pranë gjithsecilit prej banorëve të zonës dhe të vendosur për të kthyer vëmendjen tek ta.
Diskutuan, paraqitën problematikat që ka sjellë ndarja administrative e vitit 2014 dhe propozuan zgjidhje konkrete në këtë tryezë për Novoselën dhe fshatrat e zonës zotërinjtë Lorenc Danaj, Sulo Peshtani, Osman Ismailaj, Ali Dalipi, Arben Qarri, Refit Braho, Luli Petani.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular