BallinaKryesoreFlamur Hoxha: Hapja e dosjeve, dekomunistizimi, dekriminalizimi si dhe vetingu në politikë...

Flamur Hoxha: Hapja e dosjeve, dekomunistizimi, dekriminalizimi si dhe vetingu në politikë janë emergjencë kombëtare

Nga Flamur Hoxha
Hapja e dosjeve është një temë mjaft e prekshme pasi prek trashgimtarët, prek ato familje që përfaqësojnë një shtresë elitare të shoqërisë shqiptare në këtë shekull. Mendoj që nisma e PD ku unë bëj pjesë dhe jam deputet pikërisht ka të bëjë me këtë reformë që do t’i shërbejë  dekomunistizimit të shoqërisë. Në draftin tone, ne kemi kërkuar hapjen e plotë të dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Ndaj unë uroj dhe do të kërkojë të flas në Parlament dhe do të flas si një prej pjestarëve të atyre familjeve, të asaj shtrese, ku kam një të pushkatur dhe një të burgosur në familje, kam qenë vet i internuar deri në vitet e demokracisë i cili kur kam marrë dosjen e gjyshit tim me 1800 fletë, kam parë pjestarë të organeve të drejtësisë së atëhershme që vetëm drejtësi nuk jepnin pasi ishin pjesë e nomeklaturës së diktaturës të partisë shtet, të cilët edhe pas viteve ‘90 kanë trashëguar pushtet, qoftë në politikë, qoftë në atë të organeve të drejtësisë dhe i ke ende dhe sot në funksionet më të larta shtetëtore. Dua ta them dhe secili nga ne duhet ta shpreh, nuk duhet më askush të përfitojë nga ajbergu i  dashurisë për jetën për shqiptarët, për njëri-tjetrin që këto familje, gjithë ajo pjesë e mbi 30 mijë të burgosurëve, 6 mijë të pushkaturëve dhe mbi 100 mijë familjeve e shumë e shumë te tjerëve pasi kanë vuajtur të gjithë shqiptarët, e cila në rrugë kapilare që shtrihet në të gjithë Shqipërinë të mendojë që kjo shtresë të jetë aq shumë tolerante sa ishte pas vitit ’90 sepse në rastin konkret që ne flasim PD përfaqësohet nga ato shtresa ndaj i bëj thirrje sidomos këtyre deputetëve që kanë në genet e tyre persekutimin që të jenë pak më të ashpër qoftë dhe me njëri-tjetrin, qoftë dhe më politikën, për të pastruar shoqërinë shqiptare, nga politika dhe përfaqësimi në çdo nivel të administratës njerëz të cilët kanë kontribuar dhe kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit që ka dëmtuar ndër breza ndaj duke parë se si është qeverisur, se kush ka drejtuar në këtë vend një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Ndaj mendoj që, nëse nuk do të ketë një nisëm të tillë që konsiston në hapjen e dosjeve, deklasifikimin e tyre, të jeni të bindur që politika do të përfitojë në kurriz të shqiptarëve.
Duhet të jemi të drejtëpërdrejtë, unë jam deputet për herë të parë në Parlamentin e Shqipërisë dhe sikurse dhe një ditë të vazhdojë, do të akuzojë të gjithë ata që kanë qenë ne PD që nuk kanë bërë të mundur ose ndërmarrë nisma dekomunistizimin e plotë të politikës. Madje mendoj që ka qenë dhe pak e qëllimshme sepse menduam që shoqëria dhe klasa politike do të reagonte por nuk ka ndodhur. Mendoja që brezi i ri të jetë pak më i ndjeshëm dhe për këtë kam kërkuar në PD të kishte një përfaqësim më elitar të rinisë dhe shoqërisë shqiptare e cila ndoshta me të vërtet nuk e njeh atë pjesë të historisë për të cilën nuk është bërë shumë ose aspak në tekstet shkollore, ku kërkesa jonë për kthimin e kampeve të Tepelenës dhe Spaçit në muze e kërkuar nga ne është shumë pak madje. E shkuara është një dramë për të cilën duhet te flasim shumë. Hapja e dosjeve është një emergjencë kombëtare, është e vetmja mënyrë që shoqërisë shqiptare i tregon të vërtetën qoftë për të shkuarën  e atij sismemi, qoftë dhe për të tashmen e këtij sistemi politik 30-vjeçar ku unë shkoj akoma më larg dhe do të kërkojë që edhe nëse dikush politikisht ka përfituar dhe nuk është sot në politikë, duhet të jap llogari se si e ka marrë dokumentin e pastërtisë së figurës. Jemi në legjislaturën e 10-të parlamentare prej rënies së komunizmit dhe më vjen turp që ne akoma flasim për këtë çështje. Uroj që brenda këtij viti kjo çështje të përfundojë dhe të gjithë ata që kanë dosje t’u hapen, ku  secili të verifikojë figurën e tij me një kërkesë. Askush nuk do të guxojë të implikojë dikë me dosje fallso siç kam dëgjuar pasi përgjegjësia do jetë e madhe.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular