BallinaAktualitet"DEA ka ardhur në Shqipëri për politikanët, jo vetëm për grupet kriminale"/...

“DEA ka ardhur në Shqipëri për politikanët, jo vetëm për grupet kriminale”/ Hoxha tregon detaje për “zbarkimin” e DEA-s në Tiranë

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar arsyet përse DEA amerikane ka zbarkuar në Shqipëri.

Ai thotë se kjo nuk ka ndodhur vetëm për shkak të grupeve kriminale dhe trafikut të drogës, por edhe lidhjeve të tyre me politikën.

“Shqipëria rezulton bazë operacionale e krimit të organizuar.

DEA u bë si detyrim për të qenë këtu, sepse po ndiqte shumë operacione ndërkombëtare, ku shqiptarët kanë rënë në sy edhe andej.

Serbët përshembull lëviznin me 200 kile jo me 2 ton. Kurse ne çonim 2 ton, se duhet të dalim në krye. Fakti që DEA u vendos këtu, i kishte shqetësuar ata atje. Thanë, çfarë duan ata, se ne vetëm familjet kemi?! Doni të mos sjellim as paratë?

I çojnë në Dubai, që është parajsë fiskale dhe penale.

DEA nuk ka ardhur për grupet kriminale vetëm, por edhe për lidhjet e tyre me politikën!”, tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular