BallinaAktualitet“‘Gjoka’ e ‘Albstar’, 37 milionë euro fitime në 2021”- Salianji: Dy kompani...

“‘Gjoka’ e ‘Albstar’, 37 milionë euro fitime në 2021”- Salianji: Dy kompani oligarkësh që marrin tenderë dhe para publike, deklarojnë 17 dhe 20 mln euro fitime

KELMENT BAÇI/ Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, akuzoi dje qeverinë se po u jep tenderë kompanive dhe njerëzve të pasurve të lidhur me të, të cilat sipas tij gjatë vitit të kaluar rezultojnë me miliona euro fitime nga tenderët publike

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji tha se dy kompani, “Gjoka” e “Albstar”, në vitin 2021 kanë rezultuar me 37 milionë euro fitim nga punët dhe paratë publike. Deputeti i PD-së kërkoi informacione se përse u ndal aksioni i qeverisë për ndërtimet e kateve pa leje.

“Ne kemi dhënë mbështetjen me votë, por dhe kemi çuar kallëzimi penale në SPAK. Por, nëse nuk merren veprime nga drejtësia normalisht do të cenohet besimi i publikut. Paratë që mbledh shteti më shumë, 400 milionë euro më shumë, i keni çuar me ligj te kompanitë private. Dy nga kompanitë oligarkë private që marrin tenderë kishin deklaruar 17 milionë euro fitim, tjetra 20 e kusur milionë euro fitim, njëra quhej ‘Gjoka’, tjera quhej ‘Albstar’, kanë marrë para nga taksat. Atyre që janë të pasur, ju u jepni lekë, atyre që janë të varfër ju i merrni shpirtin. Pse nuk po dalin më ministrat tek ndërtimet pa leje që doni t’i legalizoni dolën në 2 pallate dhe e ndërprenë, pse nuk dalin që t’i denoncojmë ne të paktën. Kjo ndodh sepse logjika dhe e gjithë politika e kësaj qeverie është të ndajnë paratë me njëri tjetrin dhe godasim të varfrit që t’i largojnë nga ky vend”, tha Salianji.

Sulmet Kibernetike

Deputeti Salianji akuzoi qeverinë se nuk bëri asgjë për të mbrojtur të dhënat e shqiptarëve të nga sulmi kibernetik i Iranit dhe ngriti dyshime për shpenzimet e kryera deri tani në këtë sektor me rëndësi për qytetarët. Salianji deklaroi se qeveria dhe sistemi i ngritur prej saj dështoi në mbrojtjen e të dhënave, të cilat tani janë në publik, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend i sulmuar që sipas tij iu ulën pantallonat në tokë.

“Shqipëria ka humbur një betejë të fortë. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë nuk kalohet dot me propagandë. Tha një koleg se ne sulmohemi dhe i kemi këto kosto se jemi partnerë me SHBA-në. Ne kemi rënë se jemi të dobët, se ka korrupsion qeveria.

Miliona euro nuk i ka përdorur për sigurinë kibernetike, por ose për lobim, ose për t’ia dhënë tre kompanive këtu, ky është problemi. Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të gjetur përgjegjësit. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri. Hakerimi ka nisur në maj, një muaj pas zgjedhjeve, pasi qeveria ua ka lehtësuar me nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve që kanë dalë në publik me patronazhistët. Ku kanë shkuar paratë, 195 milionë euro. Si e zgjidh qeveria nëse dalin të dhënat e bashkëpunëtorëve të policisë së shtetit dhe kriminelët.

Nuk janë përditësuar sistemet e aplikacioneve. Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik. Ne kërkojmë që të mbahen përgjegjës ky zotëria kryeministër që thotë se nuk ka ndodhur sulmi. Pa diskutim që agresioni është ndaj të gjithë vendeve të NATO-s dhe vendeve të rajonit, Kosova së fundmi, por ata e kanë përballuar dhe i vetmi shtet që ka dështuar është Shqipëria. Asnjë shteti tjetër nuk i kanë rënë pantallonat siç i kanë rënë Shqipërisë. Se Shqipëria nuk përpiqet të zgjidhë problemin, por përpiqet ta mbulojë me propagandë”, tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular