BallinaAktualitetShmanget tragjedia në.../ Avioni bën ulje emergjente në parkingun e supermarketit, godet...

Shmanget tragjedia në…/ Avioni bën ulje emergjente në parkingun e supermarketit, godet 3 makina

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi në Bolzano të Italisë është shmangur me sukses.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një avion bëri ulje emergjente në parkingun e një supermarketi në zonën industriale.

Sipas raportimeve pasojat mund të kishin qenë të rënda, duke pasur parasysh praninë e dyqaneve të shumta në zonë, të mbushura me njerëz.

Ultralight me dy ulëse u ngrit nga një fushë ajrore në San Genesio mbi Bolzano, ndërsa ulja u bë rreth orës 14:30  në një distancë të shkurtër nga aeroporti i Tirolit Jugor, ku ishte drejtuar avioni.

Sipas rrëfimeve të disa dëshmitarëve, avioni goditi me krah çatinë e një ndërtese dhe më pas u ul në rrugën hyrëse në zonën e parkimit të supermarketit në via Buozzi, ku goditi një makinë të parkuar dhe dy makina në lëvizje

Në krye të avionit ishte një 23-vjeçar nga Tiroli i Jugut, i cili tani do të thirret të shpjegojë dinamikën e ngjarjeve dhe të japë arsyet pse iu desh të bënte uljen emergjente. Menjëherë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes, së bashku me zjarrfikësit e Bolzanos

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular