BallinaBotaJeta familjare e Giorgia Melonit. Bashkëjeton me një gazetar “armik”, ka dhe...

Jeta familjare e Giorgia Melonit. Bashkëjeton me një gazetar “armik”, ka dhe një vajzë

“Dua të falënderoj familjen time, Andrean, vajzën time, motrën time, nënën time. Të gjithë ata për të cilët kam qenë më pak se sa kanë qenë ata për mua”.

Kështu tha mbrëmjen e të dielës Giorgia Meloni, kryetarja e “Vëllezërve të Italisë”, duke përfunduar fjalën e saj para komitetit të partisë që drejton

Po kush është Andrea, i përmendur nga liderja e FdI në tekstin e falënderimit?

Shoku i Melonit “është i majtë”

Së bashku prej 7 vitesh, Giorgia Meloni dhe Andrea Giambruno jetojnë në Romë dhe janë një çift de facto, pasi ata nuk janë të martuar dhe kanë një vajzë 7-vjeçare të quajtur Ginevra.

Në disa raste ajo është tallur me faktin se ka një lloj “armiku në shtëpi” sepse Andrea është me bindje të majta.

“Partneri im është i majtë, por tani mendoj se ai do të më votojë në zgjedhjet e ardhshme. Ne diskutojmë mbi temat per homoseksualët, çështjet etike, legalizimin e drogave të lehta. Ne nuk mendojmë në të njëjtën mënyrë”.

Kush është Andrea Giambruno

I lindur në vitin 1981, Andrea Giambruno është me origjinë nga Milano, është 41 vjeç dhe është gazetar i njohur televiziv dhe autor i disa programeve të transmetuara në Mediaset.

Para fillimit të karrierës së tij televizive ai u diplomua në shkollën e mesme shkencore të Monzas dhe u diplomua për Filozofi në Universitetin Katolik të Milanos.

Debutimi i tij në Mediaset u zhvillua në vitin 2009 dhe prej andej karriera e tij vazhdoi me pjesëmarrjen në Quinta Colonna, Matrix, Mattino 5 e Stasera Italia dhe Studio Aperto.

Sa i përket jetës private, Giambruno është shumë i rezervuar, ai ka një profil shumë të ulët në Instagram.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular