BallinaBota“Të ndahemi nga e kaluara!”- Republikanët kërkojnë distancimin nga Trump: Ide e...

“Të ndahemi nga e kaluara!”- Republikanët kërkojnë distancimin nga Trump: Ide e tmerrshme nëse ai shpall kandidimin për President javën e ardhshme

Guvernatori republikan i New Hampshire, Chris Sununu, deklaroi këtë të diel për mediat amerikane, se do të ishte “një ide e tmerrshme” nëse Donald Trump do të shpallte kandidaturën për president javën e ardhshme

“Njerëzit duan të qëndrojnë sa më larg politikës me afrimin e sezonit të festave dhe tani do të ishte një ide e tmerrshme të bëje deklarata të mëdha politike”, tha ai.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve afatmesme ishin “një refuzim i ekstremizmit”, por nuk pranoi të fajësonte drejtpërdrejt Trumpin, duke argumentuar se “ka një të majtë ekstreme dhe një të djathtë ekstreme” në vend.

“Ekziston një ndjenjë ekstremizmi me të cilin kandidatët republikanë janë lyer, me të drejtë ose jo,” tha ai.

Më radikal në qëndrimin e tij kundërt Trump ishte senatori republikan nga Luiziana, Bill Cassidy, i cili në një analizë të zgjedhjeve tha se kandidatët pranë Donald Trump shin ata të cilët patën dështimin më të madh në zgjedhje.

“Ata që ishin më të afërt me ish-presidentin nuk performuan më mirë”, tha ai për emisionin “Meet the Press” të NBC.

Kur u shty nga moderatori Chuck Todd nëse po fajësonte Trumpin, ai tha se republikanët duhet të lëviznin nga “e kaluara” duke “ofruar një alternativë të re”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular