BallinaBotaVIDEO/Shpërthimi në sheshin Taksim, rëndohet bilanci! Raportohet për 4 viktima dhe 38...

VIDEO/Shpërthimi në sheshin Taksim, rëndohet bilanci! Raportohet për 4 viktima dhe 38 të plagosur

Ka shkuar në  4 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në sheshin e populluar Taksim në Stamboll. Ndërkohë raportohet se janë deri më tani 38 të plagosur. Shpërthimi ndodhi mesditën e së dielës (13 nëntor) në një kohë kur sheshi ishte shumë i populluar. Në pamjet e publikuara dëgjohet shpërthimi i fuqishëm dhe njerëzit largohen me vrap të frikësuar.

Ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare për shkakun e shpërthimit, ndërsa ekipet e mjekëve, zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Guvernatori Yerlikaya tha në një deklaratë: “Sipas raporteve fillestare, nga shpërthimi që ndodhi në rrugën İstiklal, 4 persona humbën jetën dhe 38 u plagosën”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular