BallinaKryesore“Sa të kem frymë do jem kundër Ramës”, Dashnor Sula: Protesta e...

“Sa të kem frymë do jem kundër Ramës”, Dashnor Sula: Protesta e 6 dhjetorit nuk është normale

Deputeti i PD Dashnor Sula në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se është kundër organizimit të protestës së radhës të opozitës më datë 6 dhjetor.

Sipas tij organizimi i protestës në një ditë të tillë është jonormale.

Dashnor Sula: Unë kam qenë pjesëmarrës në të gjitha protestat e opozitës  deri tani. Por kjo protesta e datës 6 dhjetor mendoj që nuk është normale, nuk mund të ndodhi pasi ne jemi shtet demokratik, po aspirojmë për të aderuar drejt BE dhe data 6 dhjetor është dita e mbledhjes së gjithë kryeministrave të BE që janë pjesëmarrës këtu dhe mendoj se nuk do të ishte normale. Për hir të interesave të Shqipërisë do të thoja që një ditë më parë apo më mbrapa nuk do të ndryshonte asgjë. Më vjen keq për një vendim të tillë.

Berisha pretendon se një vendim i tillë është për të sensibilizuar BE për problemet që ka vendi. Ndërkohë nga ana tjetër është parë si përpjekje e Berishës për të treguar se ka mbështetjen e qytetarëve.

Dashnor Sula: Tani jemi në një epokë digjitale që në sekondë informacioni del në të gjitha cepat e botës. E vërteta në çdo moment dhe në çdo kohë vete, nuk është nevoja për këtë moment. Unë e kam thënë në protestë shkoj si qytetar pastaj si politikan. Ky është një moment që nuk do të doja kurrë të kemi një përplasje. Unë jam i vendosur derisa të kem frymë kundër Edi Ramës, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe njeriu sa të ketë frymë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular