BallinaPolitikeDr. Sandër Marku do të propozohet për kryetar të Bashkisë Lezhë

Dr. Sandër Marku do të propozohet për kryetar të Bashkisë Lezhë

Partia Demokratike do ti propozojë kryesisë së PD Lezhë kandidaturën e Dr. Sandër Marku, për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Burime pranë PD i thanë se kandidatura e Dr. Sandër Marku është përzgjedhur si pjesë e një procesi të mëparshëm për identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Do të jetë kryesia e PD Lezhë që do të japë miratimin përfundimtar, sipas statutit.

Kush është Dr. Sandër Marku

Dr Sander Marku është mjek i shquar prej mbi 20 vitesh në qytetin e Lezhes. Ai është personazh i njohur dhe rrjedh nga një familje e nderuar dhe me tradita patriotike. Familja e tij që në dhjetor 1990 u rreshtua në krah të Partisë Demokratike duke mbetur gjithmonë tek ajo. Dr Sandri qysh herët ka një kontribut të patjetersueshem pranë kesaj force politike në sherbim të vendit ! Në vitin 1998 është pjesmarres ne greven e urisë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Nën Kryetar i PD për qytetin Studenti zgjidhet në vitin 1999. Kryetar i Forumit Rinor të Lezhes zgjidhet në vitin 2002. Kryetar PD së Lezhes zgjidhet në vitin 2004. Nga viti 2011-2013 ka qëne Drejtor i shendeti publik qarku i Lezhes ku bie në sy per ndershmeri e profesionalizem si drejtues dhe mjek specialist mikrobiolog. Pertej dinamikave dhe ngjarjeve Sander Marku ka qënë dhe është të PD. Sot kjo parti ka nderin dhe pergjeqsine morale ti ofrojë Bashkisë së Lezhes më të miren dhe mundesinë për ndryshim. DR Sandri se ka tradhetuar kurrë besueshmerinë e anëtarësisë së PD dhe të qytetarve të Lezhes. Kjo është koha për të verteten.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular