BallinaAktualitetAdnan Xholi merr post drejtues në SPAK, emërohet në vend të...Ja posti...

Adnan Xholi merr post drejtues në SPAK, emërohet në vend të…Ja posti qe merr Arben Kraja

Prokurori Adnan Xholi, i cili ishte kandidat për kreun e ri të SPAK është zgjedhur këtë të hënë kreu i seksionit kundër krimit të organizuar në Prokurorinë e Posaçme, raporton News24. Xholi u zgjodh në vend të Altin Dumanit i cili është emëruar drejtuesi i ri i SPAK Arben Kraja, i cili mbajti për 3 vite postin e kreut të SPAK, do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi. Ndërsa zgjedhja e zëvendës drejtuesit do të bëhet në një fazë tjetër. Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre sektorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular