BallinaKryesoreXhelozi, sherr dhe… Ndarja konfliktuale e Dea Mishel me të dashurin pas...

Xhelozi, sherr dhe… Ndarja konfliktuale e Dea Mishel me të dashurin pas 5 vitesh lidhje, çfarë e shkaktoi përçarjen e çiftit

spot_img
spot_img

Mes Dea Mishel dhe Amos Zaharia ka nisur një flirt. Aktori ka shprehur simpatinë për blogeren, por kjo e fundit i ka kërkuar atij që të mos i shkojë nga pas

Megjithatë, Amos sheh interes të pashprehur nga ana e Dea Mishel. Ndërkohë së fundmi, blogerja zbuloi se i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare. E ftuar në “E Diell”, aktorja ka treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj.

Dea u shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.

“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk ka zënka, nuk ka asgjë. Nuk ka më, më le ti, të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh, por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”, tha Dea Mishel

Kujtojmë se një vit më parë, ajo tregonte se me partnerin “duhen shumë, por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”. Ndërkohë që edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”, Dea ka folur për historinë e saj me Islin.

“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, u shpreh blogerja.

Dhe në fakt lidhja 5-vjeçare e saj me Islin nuk përfundoi edhe aq mirë. Konfliktet e çiftit kanë nisur rreth një vit më parë, kur Dea Mishel nisi të ishte në ekran më shpesh. Duket se ky vendim ka sjellë edhe përçarjen, duke larguar dyshen

E natyrisht që vështirësitë kanë vijuar për çiftin, duke sjellë edhe sherre e konflikte të vazhdueshme mes tyre, çfarë solli edhe ndarjen e ashpër e me shumë akuza. Të dy kanë qenë xhelozë në marrëdhënien e tyre, madje Mishel e ka pranuar këtë fakt edhe në emision

Dea zbuloi edhe në ekran një skenë xhelozie që ka ndodhur dhe teksa partneri i saj po villte pasi ishte tapë, ajo i kontrollonte telefonin. Por duket se ka qenë xhelozia e Islit ajo që i ka sjellë fundin marrëdhënies së gjatë

Por duket se tashmë blogerja ka realizuar ëndrrën e saj për t’u bërë pjesë e ekranit si dhe të futet në “Big Brother”.  Që në prezantimin e saj në “Big Brother”, ajo e bëri të qartë se lojën me zemrat e meshkujve e ka të preferuar

“Unë jam Dea Mishel. Jam 27 vjeç, kam studiuar për arkitekturë, por kam eksperimentuar pak me prezantimin, aktrimin, në disa fusha dhe tani jam e emocionuar për këtë rrugëtim të ri. Jam këtu vetëm sepse jam e bukur. Defekti im më i madh është që jam shumë shpesh me vonesë dhe e kam pak të vështirë të fal kur më lëndon dikush që dua. Nuk do ta ndryshoja kurrë mënyrën si jam për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Loja ime e preferuar është ajo me zemrat e njerëzve”, tha Dea

E duket se tashmë një lojë me zemrën e Amosit e ka nisur. Kimia mes Dea Mishel dhe Amos Zaharia është komentuar shumë në mediat sociale pasi ata iu bashkuan “Big Brother VIP”.

Por, a ka mundësi që mes tyre të ndodhë diçka më shumë se miqësia? Nga ana e blogeres, jo. Të paktën për momentin. Dyshja kanë biseduar së fundmi rreth asaj që mund të lindë mes tyre dhe Dea u shpreh se i pëlqen të bisedojë me Amosin, por vetëm kaq.  Madje, ajo i tha aktorit që të mos merret shumë me të

“Mos i analizo kaq shumë gjërat që them unë. Mos u merr kaq shumë me mua, Amos. Mos u merr me mua më mirë. Të vlerësoj shumë si njeri, bisedat bashkë, janë ndër pjesët më të këndshme të të qëndruarit këtu, por mos u merr me mua”, i tha aj

Kurse aktori u shpreh se disa gjëra të Dea Mishel i janë dukur si mesazhe. Gjithsesi, deklaroi se nuk është futur në BBV “për të gjetur nuse”.

“Mendoj që je njeri sido që të jetë i rezervuar dhe ma ke thënë këtë nëpërmjet gjërave që u thua gocave tjera për shembull që unë pres që të vij dikush tek unë. Nuk analizoj, por më është dukur se duke thënë ca gjëra ke thënë ca gjëra të tjera, ose ke çuar ca mesazhe”, u shpreh Amosi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular