BallinaBotaQeveria amerikane ka pranuar më shumë se 350 raporte të reja për...

Qeveria amerikane ka pranuar më shumë se 350 raporte të reja për UFO-t

Qeveria amerikane ka pranuar mbi 350 raporte të reja të asaj që e quan “fenomeni ajror i paidentifikuar”, i njohur zakonisht si UFO, që nga marsi i vitit 2021.

Afërsisht gjysma e tyre deri më tani janë të pashpjegueshme, sipas një raporti nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, të lëshuar të enjten.

Sipas raportit, zyra e Pentagonit përgjegjëse për gjurmimin dhe studimin e pamjeve, ka identifikuar paraprakisht 163 prej raporteve si “tullumbace ose entitete balonash”.

Një pjesë e vogël e raporteve të tjera i janë atribuar dronëve, zogjve, ngjarjeve të motit ose mbeturinave të ajrit, si qeset plastike. Derisa 171 pamjet e mbetura të raportuara të UAP-ve ose UFO-ve vazhdojnë të jenë të pashpjegueshme nga qeveria amerikane, raportoi CNN-i të enjten.

“Disa nga këto UAP duket se kanë demonstruar karakteristika të pazakonta fluturimi ose aftësi të performancës dhe kërkojnë analiza të mëtejshme”, thuhet në raport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular