BallinaKronikePo fluturon drejt Athinës/ Alarm për bombë në avionin me 192 pasagjerë...

Po fluturon drejt Athinës/ Alarm për bombë në avionin me 192 pasagjerë në bord! Shoqërohet nga dy F-16 grekë, forcat speciale rrethojnë aeroportin

Një alarm për bombë u dërgua nga një avion, një Boeing 738 i Ryanair me 192 persona në bord, që ishte nisur nga Katoëice e Polonisë, me destinacion Athinën.

Për shkak të kërcënimit me bombë, avioni po shoqërohet gjatë udhëtimit nga avionë luftarakë F-16, ndërsa forcat speciale kanë shkuar në aeroportin Eleftherios Venizelos, ku pritet të ulet avioni.

Boeing aktualisht është duke fluturuar mbi hapësirën detare dhe do të vazhdojë ën këtë mënyrë derisa të mbërrijë në destinacionin e tij përfundimtar, pasi kjo është pjesë e protokollit.

Në aeroport ka një zonë të veçantë ku do të shkojë avioni kur të ulet. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse alarmi është i rremë, apo ka vërtet diçka serioze.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular