BallinaKryesoreFOTOT/Nga sulmuesit legjendarë tek portierët e “pathyeshëm”, këta janë 20 kampionët që...

FOTOT/Nga sulmuesit legjendarë tek portierët e “pathyeshëm”, këta janë 20 kampionët që nuk e kanë fituar kurrë Championsin

Shumë kampionë në botën e futbollit nuk kanë arritur ta fitojnë asnjëherë Kupën e Ligës së Kampioneve. Edhe pse kanë fituar Kupën e Botës apo Topin e Artë, i vetmi trofe që ju ka munguar është ai me veshë të mëdhenj. Njihuni me sulmuesit, mbrojtësit legjendarë dhe portierët që nuk e kanë marrë Championsin.

1/ Xhanluixhi Bufon ka qenë finalist në Ligën e Kampioneve në vitin 2003, 2015 dhe 2017 me Juventusin, por nuk arriti ta fitojë asnjëherë.

2/ Portieri Lev Jashin fitoi Kampionatin Evropian të 1956 me BRSS dhe Topin e Artë në 1963, por jo Ligën e Kampioneve.

3/ Portieri Dino Zof fitoi Kupën e Botës 1982, Kampionatin Evropian 1968 dhe ishte finalist në Ligën e Kampioneve në 1973 dhe 1983 me Juventusin.

4/ Mbrojtësi Zhuzepe Bergomi fitoi Kupën e Botës 1982, por asnjëherë Championsin

5/ Mbrojtësi Andreas Brehme fitoi Kupën e Botës 1990.

6/ Mbrojtësi Fabio Kanavaro fitoi Kupën e Botës dhe Topin e Artë në 2006

7/ Mbrojtësi Klaudio Xhentil fitoi Kupën e Botës 1982, por humbi finalen e Ligës së Kampioneve në 1983 me Juventusin.

8/ Mbrojtësi Lilian Turam fitoi Kupën e Botës 1998, Kampionatin Evropian 2000, por humbi finalen e Champions League në 2003 me Juventusin.

9/ Mesfushori Paulo Roberto Falkao humbi finalen e Kupës Evropiane 1984 me Romën.

10/ Mesfushori Lotar Mateus fitoi Kampionatin Evropian 1990, Kupën e Botës dhe Topin e Artë në 1990, por humbi dy finale të Kupës Evropiane/Ligës së Kampioneve me Bajern Mynih në 1987 dhe 1999

11/ Mesfushori Pavel Nedved fitoi Topin e Artë në 2003 dhe në të njëjtin vit humbi finalen e Championsit me Juventusin

12/ Mesfushori Patrik Vieira fitoi Kupën e Botës 1998 dhe Kampionatin Evropian 2000

13/ Sulmuesi dhe mesfushori Roberto Baxhio fitoi Topin e Artë në 1993

14/ Sulmuesi Diego Armando Maradona fitoi Kupën e Botës 1986

15/ Sulmuesi dhe mesfushori Françesko Toti fitoi Kupën e Botës 2006

16/ Sulmuesi Gabriel Omar Batistuta fitoi Kupën e Amerikës në 1991 dhe 1993.

17/ Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2010 me Barcelonën.

18/ Sulmuesi Romario fitoi Kupën e Amerikës në 1989 dhe 1997 dhe Kupën e Botës 1994.

19/ Sulmuesi Ronaldo “Fenomeni” fitoi Kupën e Amerikës në 1997 dhe 1999, Kupën e Botës në 1994 dhe 2002 dhe Topin e Artë në 1997 dhe 2002.

20/ Sulmuesi Rud Van Nistelroi arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve në vitin 2002 me Mançester Junajtidin.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular