BallinaKryesore“Bomba në ambasadën Sovjetike”, kush është Haki Kodra i pushkatuar padrejtësisht mes...

“Bomba në ambasadën Sovjetike”, kush është Haki Kodra i pushkatuar padrejtësisht mes 22 intelektualëve nga regjimi komunist

Haki Kodra, u lind në Dibër të Madhe në vitin 1921. Pasi u diplomua për Ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik deri në vitin 1951. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë  edhe 30 vjeçarin Haki Kodra. Pavarësisht nga mungesa e çdo prove të fajit,  ai u  arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa. Burimi: Uran Butka, Bombë në Ambasadën Sovjetike
Nga Osmon Kaceli
Haki Rexhep Kodra lindi ne nji familje atdhetare, shqiptare, te pasun e intelektuale ne vitin 1917 ne Diber. N’ate kohe Dibra ishte ne kufijt’ e Mbretnise Serbokroate ,nga vendimi i padrejte i Konferences se ambasadoreve ne vitin 1913. Rexhepi baba i Hakiut atdhetar e tregtar i njoftun ishte martu me nje vajze te familjes se madhe Sela. Qe ne moshe te re, Hakiu kishte manifestu zgjuarsi te spikatur. Ai kishte krye te githa fazat e arsimimit deri ne mbarimin e shkolles se mesme, me rezultate te shkelqyeme. Njikohesisht e kishte ndihmu te atin ne problemet e tregtise. Duke vu re aftesite e Hakiut e me qe gjendja ekonomike nuk vihej ne diskutim, dy prinderit e tij vendosen qe Hakiu te vazhdonte studimet e nalta pikerisht ne Universitetin e Zagrebit, ma i miri n’ate kohe ne te gjithe Mbretnine Serbokroate.Atje ai e nderoi dhe e justifikoi sakrificen e prinderve te tij duke i perfundu studimet ne Fakultetin Ekonomik te atij Univeriteti me rezultate te shkelqyera. Kur ne vitn 1938 u kthye ne qytetin e tij, ai filloi nji veprimtari te madhe tregtare, duke forcu gjendjen ekonomike te familjes. Hakiu ne kete kohe u martu me Azbien, vajzen e Prefektit te Dibres, martese kjo jo vetem qe i perforcoi poziten ekonomike-shoqnore te familjes, por u bà edhe objekt sulmesh e insinuatash te komponenteve serbe te qeverisjes se zones. Hakiu perveç qe ishte nji i ri i kulturù dhe me 5-6 gjuhe te zotnueme shume mire, me martesen dhe gjendjen ekonomike, kishte dale shume ne evidence. Per t’i shpetu kesaj gjendje e duke perfitù nga situata pak a shume e favorshme politike gjate vitit 1940, Hakiu u trasferù se bashku me aktivitetin e tij ne Tirane Edhe ketu ai shkelqeu ne veprimtari tregtare, duke zhvillu mardhanie me tregtare te Tiranes e te qyteteve te tjera te Shqipnise.
Me mbarimin e L2B, ai punoi si nepunes ne administraten e qeverise komuniste me qe n’ate kohe preferoheshin intelektuale qe zotnonin gjuhen serbe. Ai ne shume raste simbas mendimit te tij, ndermori vendime te drejta edhe ne te mire te disa familjeve te perndjekuna, apo te arratisunve politike. Kjo bani qe te bije ne shinjestren e agjenteve te Sigurimit te Shtetit. I ndjeri Heroi i tregimit tone HAKI KODRA rà nga shiu ne breshen. Ai sapo kishte mbush 10 vjet qe kishte shpetu nga perndjekja serbe. Nderkohe qe gruaja e tij e dashun, i kishte dhurù Hakiut, kater femije te mrekullueshem,Teften, Violeten, Rexhepin e Lulzimin, gezimin e jetes se tij, ai nuk i shpetoi perndjekjes se komunistave ne Shqipni.
Ne 20 shkurt te vitit 1951 nen pretekstin e t’ashtuquejtunes “BOMBE”ne ambasaden sovjetike, kur mbi elementin atdhetar e intelektual, shpertheu nji terror i papame tashma, i Shtetit te kuq komunist enveristo-stalinist te Tiranes, Hakiu ky atdhetar e intelektual i shquar nuk i shpetoi dot arrestimit masiv:
“Pak pas mesnates se 20 shkurtit 1951 ne folene e lumtun bashkshortore te Haki Kodres u sulen me turr, urrejtje, ligsì, e te pameshirshem, ujqit e terbù, agjentet e Sigurimit te Shtetit duke i vu prangat ne sy te gruas Asbijes e kater femijve, ndermjet tyne Lulit te vogel vetem 17 muajsh, te lemerisun e te tmerrù nga ngjarja e tmershme dhe krejt e papritun. Ujqit pa marre parsysh thirrjet e Asbijes, te qarat e fmijve, e garancise se Hakiut, se ai nuk ka kry asnji veprim qe binte ndesh me vendimet e qeverise, grabitqaret bastisen shtepine mbare e prape, vodhen e grabiten cfar deshen, e rrembyen me force Haki Kodren pa e lane me perqafù as femijte e gruan e tij te dashun. Mbyllen me dry shtepine, duke i lane jashte te gjithe pa asnji plaçke. Kishte rà rrufeja ne qiell te kalter!
SI ISHIN ZHVILLU NGJARJET:
Rreth ores 19 e30 te 19 shkurtit 1951, ne murin e mbrapem te ambasades sovjetike, ishin hedh 2 llokume dinamiti qe nuk kishin shkaktu dame si ne njerez ashtu edhe ne materiale. Te nesermen, ndersa zhvillohej nji plenium i KQ. te P.PSh., Enver Hoxha lajmeroi se te gjithe antaret e ketij Komiteti famekeq, mund te shperndaheshin dhe te qendrojne vetem antaret e Byrose Politike te cilet duhej te mblidheshin mbas nji pushimi te shkurten. Mbasi u kthyen te dy kriminelet per te vazhdù mbledhjen vetem me antaret e Byrose, servilet u ngriten ne kambe te gjithe, Qenveri i boni shenje te ulen duke deklarù me qesendi se Mehmeti ka nji propozim. Dukej qarte qe urdhnin qe te bonte propozimin ky kriminel, Ministri aktual i Mbrendshem Mehmet Shehu, e kishte dhone vete Qenveri Kryeminister e njikohesisht Sekretar i pare i Partise!
“………. Mbasi boni nje hyrje te shkurten ku tergoi ngjarjen e nji dite me pare ne oborrin e ambasades sovjetike,e ku shprehte servilizmin e besnikerine ndaj STALINIT udhheqsit te terrorit komunist botnor, ai vazhdoi………….. te arrestojme 100 a 150 intelektuale, nja 10 apo15 prej te cileve te tipit QEMAL KASORUHO t’i pushkatojme, e mbrenda nji mueji, familjet e tyre t’ i internojme. Arrestimet mund t’i fillojme qe sonte. Listat i kemi gati !!!! Te gjithe antaret thirren njizeri se ishin dakord e mbledhja mbasi u be thirrje qe t’i degonin nji telegram Stalinit, etj., etj.,……….”
Po ate nate pra 20 shkurt agjentet e sigurimit te shtetit, filluen arrestimet qe vazhduen deri ne daten 23 shkurt. U arrestuen rreth 220 persona, nga njerzit e intelektualet me te shqù te Shqipnise! Lexojeni me vemendje sa ma poshte:
Urdher rreshtimi (arresti) i u propozù e u firmos nga kriminelet Fadil Kapisyzi e Mehmet Shehu. Prokurorit ushtarak vrasesit Sirri Carçani, i cili i dha “leje” po me 26 shkurt 1951. Po ne daten 26 shkurt 1951 pak para mesnates, 22 intelektuale ndermjet te cileve edhe heroi i tregimit tone HAKI KODRA dhe nji zonjushe shkenctare e shquar SABIHA KASIMATI u pushkatuan se bashku me 20 te tjere, gjithsej 22, dhe u hudhen ne nji grope te perbshket, astu si ishin te lidh me tela me gjemba, ne katundin Menik te Tiranes, 800 metra Larg ures se Beshirit!
Ne daten 27 shkurt vrasesi tjeter Gjykatesi Ushtarak Shuaip Panariti dhe antari vraseesi ordiner Vangjel Kocani firmosen “vendimin” e gjyqit per pushkatimin e 22 personave. Antari tjeter Nonda Papuli dhe sekretari Hydai Bejo nuk e firmosen ate vendim.
……..Te enjten me 1 mars 1951 u njoftuen te 22 familjet e te pushkatuemve per ngjarjen makabre dhe te 22 familjeve i u komuniku se te shtunen me 3 mars do te internoheshin! Vendimin per internim simbas Kastriot Dervishit e firmosi sekretari i Kryeministrise dallkauku Adil Carçani me 2 mars! (shih foton poshte)
……..Siç shifet Mehmet Shehu nuk e mbajti “fjalen”. Ky tjeter kryekriminel zbatoi me perpikmenieì urdhnin e Kryekriminelit Qenver Hoxha. Ai arrestoi mbi 220 persona, pushkatoi 22 prej tyne dhe internoi familjet e ketyne te fundit, mbrenda tre diteve. Per te tre rastet ai zbatoi raportin 1 me 10!
Ne diten e shtune me 3 mars 1951 gruaja e Haki Kodres e ndjera Asibe Kodra, qe nuk ishte njoftu per ngjarjen makabre, shkoi qe ne mengjes heret ne burgun e ri te Tiranes per me i çu ndonji ushqim burrit te saj te dashur. Atje katilat asaj i bane me dijte qe burrin i a kishin pushkatu e se po e priste makina ku kane hyp femijte e saj pa asnji plaçke dhe disa familje te tjera per me e nis drejt vendit te internimit. Kush ka force imagjinate ta pershkruej gjendjen morale e fizike, fiziologjike e psikologjike ne ato momente. Me tu kthy ajo, e hypen ne makinen ku ishin edhe pese fsmilje te tjera ne drejtim te Vlones. Makina e tyre u bashku me 3 makinat e tjera qe u nisen menjihere neper rrugen e Durrsit. Une jam deshmitar i ngjarjes qe vazhdon:
Mbas rreth nji gjysem ore , tek çesmja e Vores te kater makinat ndaluen dhe mbas nji kontrrolli te rrepte nga 4 policet e armatos me automatike qe ishin ne 4 cepat e seicilit kamjon, njana makinat u kthy mbrapsht, Ne nuk na thane gjo. Tek ne te tjeret lindi nji shprese se mos ndoshte ishte anullù urdhni i internimit…. Mbas rreth nja nji ore, makina e kthyeme u gjind perseri midis tre te tjerave qe ishin ne pritje. Asibese se hutueme e te tronditun i kishte mungu femija i vogel 17 mueish Lulzimi. Ate e kishte ruejte familja e Agim Krajkes ne djepen e tij, e vetmja “mobilje” e lejueme per familjen e mjere te Haki Kodres. Te kater kamionat u nisen menjihere, dhe kur u afruem tek ura e Dajlanit, na zù njishi i tmerrshem i ftohte qe na lagu deri ne palcen e kurrizit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular