Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj tij për çështjen e inceneratorëve dhe njohjet e udhëtimet e tij me pronarët e kompanive të këtyre impianteve.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj deklaroi se Ramës nuk i ka kërkuar asnjëherë ndihmë për asgjë, teksa shtoi se kreu i qeverisë duhet të fokusohet më shumë në rolin e kryeministrit dhe të mos “veshë kostumin” e gjyqtarit.
Përsa i përket akuzave për udhëtimet dhe qëndrimet në hotel me pronarët e inceneratorëve, Ahmetaj i ka përgënjeshtruar të gjitha informacioneve që janë publikuar në media.
Ahmetaj: E di çfarë ka thënë ky djali që ke sjell në studio? Ky ka shkruar në portalin e tij se unë dhe Eriola, tek shtëpia në plazh që ftojmë miq dhe bëjmë orgji. Tani të më thonë mua qytetarët shqiptarë, a ka ndonjë gjë morale. Sulmet janë fakte të mercenarëve. Jo s’është e vërtetë, nuk kam fjetur në hotel.
Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga viti 98’ fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve të bëjnë atë që kam bërë unë…
Pyetje: Si i komentoni qëndrimet e kryeministrit ndaj teje?
Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm.
Pyetje: T’u kujtua Saimir Tahiri apo Lefter Koka?
Ahmetaj: Mua më kujtohen, kur ka qenë dhe Bashkim Fino i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë, me shumë dhimbje. Me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, por dhimbja që të shohë një ish-koleg në atë gjendje. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personal;e.
Pyetje: Ka bashkëpunuar për ndonjë gjë, ka pasur dijeni për çështjen e inceneratorëve?
Ahmetaj: Jeni në vete apo jo? E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi, ja kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt.