Nuk duhej protestë më 3 mars/Preç Zogaj: Gjykata nuk numëron njerëz. Të pranohet vendimi

0
514

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj folur në lidhje me situatën brenda PD dhe protestën e thirrur më 3 mars, ditë kur gjykata jep vendimin për vulën.
Në një intervistë për News24, ai u shpreh protesta ka rëndësi sepse i jep zë kërkesave dhe mllefit të qytetarëve, por theksoi se mirë do të ishte që tubimi të mos ishte zhvilluar në 3 mars.
Zogaj bëri thirrje për pranimin e vendimit, duke shtuar se opozita ka probleme dhe sfida që tejkalojnë 3 marsin.
“Protestat kanë rëndësi për ti dhënë zë kërkesave e mllefit të qytetarëve në lidhje me vështirësitë në jetën e përditshme, por nuk çojnë në rrëzimin e qeverisë. Ka një kontekst tjetër organizimi i tyre. Mbështetja për to nuk është masive dhe përtej kuadrateve partiake sa të vërë në dyshim e të trondisë ekzekutivin. Qeveria shqiptare ka një mal me akuza por kjo nuk do të thotë se sa të dali një numër njerëzish në protestë, qeveria bie, Me këto lloj protestat nuk e shoh të mundur rrëzimin e qeverisë, aq më tepër që po shkohet drejt zgjedhjeve.

Nëse opozita fiton shumë mbështetje në to, kjo do të jetë një armë në dorën e opozitës, gjë që tani nuk e ka.

Kam mbështetur qëndrimet e PD zyrtare. Gjykata do të vendosë siç vendos gjykata. Predikoj pranimin e vendimit të gjykatës dhe nënshtrimit ndaj saj.

Duke ndjekur gjithë dinamikën e konfliktit në PD, mund të them se gjykata është ftuar për të shqyrtuar sa përputhet kuvendi i 11 dhjetorin me Statutin në fuqi të asaj kohë. Gjykata nuk numëron njerëz.

Ka një konfondim se cili ka më shumë mbështetje, gjykata nuk numëron votues, nuk futet në këtë lojë.

Data 3 mars, datë ku zhvillohen paralel dy ngjarje lidhur me PD. Nuk do kisha dashur që PD të zhvillonte protestë ditën kur jepet edhe vendimi i gjykatës.

Thirrja e protestës në këtë ditë kthen kujtimet e një drejtësie me turmë. Kushdo qoftë vendimi i gjykatës, vendimit do t’i ngelet një damkë se u mor në ditën e mbledhjes së turmës, edhe nëse është pro Berishës. Vendimi duhet pranuar gjithësi cila është. Opozita ka vendime më të rëndësishme se 3 marsi”, deklaroi ai.