BallinaAktualitetPamje të rënda/ Disa vajza konfliktohen fizikisht pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare...

Pamje të rënda/ Disa vajza konfliktohen fizikisht pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare në Tiranë, britma dhe fjalë banale, bashkëmoshatarët filmojnë skenën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Pamjet brutale që kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale, shfaqin një grup vajzash adoleshente që konfliktohen fizikisht mes tyre.

Nga pamjet dallohet që disa prej vajzave shtrijnë në tokë dhe dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, ndërsa dëgjohen duke përdorur një fjalor banal.

E ndërsa nxënëset zihen dhe lëndojnë njëra-tjetrën, shihet se disa djem dhe vajza që ndodhen fare pranë tyre, nuk ndërhyjnë, madje filmojnë skenën.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, por pamjet janë komentuar me shqetësim në rrjet.

 

Bullizmi në shkolla është një fenomen që po shqetëson mjaft prindër dhe të rinj së fundmi në vendin tonë, ndërsa të shumtë janë dhe personazhet e njohur të cilët bëjnë thirrje që skena të tilla të evitohen dhe fëmijë apo adoleshentë që bien pre e kësaj dhune, të mbrohen dhe të marrin ndihmë psikologjike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular