BallinaOP EDPër të gjithë gjithollogët/Nga Engjellushe Zenelaj

Për të gjithë gjithollogët/Nga Engjellushe Zenelaj

Nga Engjellushe Zenelaj Pedagoge
Për të gjithë gjithollogët mediatik: që pandehin se dinë gjithçka dhe se kanë gjithmonë të drejtë; që ngatërrojnë opinionin e tyre me vendimin e gjyqtarit; • që bëjnë gjyqe dhe opinione publike, pa pritur gjykatën apo prokurorinë;  që të bëjnë kritikë dhe të nxjerrin të metat në pah; që të japin mend se si duhet bërë por që s’dinë të bëjnë asgjë konkretisht: dhe e mbajnë veten për intelektualë; por që harrojnë se intelektuali kërkon zgjidhje tek shkaku dhe jo tek pasoja… Gjithollogët mediatik në Shqipëri që komentojnë ç’të duan si ushtar të politikës dhe sërave partiake nuk janë aq trima që të kritikojnë programet dhe politikat e televizioneve që për interesa të caktuara manipulojnë opinionin publik apo shpërdorojnë kohën televizive me këdo por asnjëherë me ekspertin dhe profesionistin. Nuk e di kur ka qenë hera e fundit që kemi dëgjuar programe televizive në të cilat të ligjërojnë profesorë, intelektualë, ekspertë dhe jo gjithollogë(të vetëshpallur pseudo gazetarë/publicistë/analistë) që marrin kacidhe nga politikanët dhe duken si hëna në maj malit për kauza apo skandale publike duke u kanalizuar në “pro” dhe “kundra” sipas interesave financiare të tyre… “Epo ulu mal të dali hëna”, s’ka qenë kot ajo këngë që e këndojnë prej shekujsh këtej nga krahinat tona…Pra, hëna kaq madhështore e mendonte veten sa i thoshte malit ulu se dua të dal unë. Edhe puna e këtyre gjithollogëve, kur del dikush që i shpërfytyron orët televizive dhe cenon manipulimet e opinionit publik, këtyre ju prishet terezia, sepse këta janë në fakt masha që mbajnë në kontroll turmën, një lloj shërbimi patronazhist… Këta gjithollogët nuk merren dot me thelbin e problemit por fillojnë sulmin personal ndaj atij djali i cili nuk ka mundësi të mbrohet, dhe as nuk ka shumë familjarë partiak e sërë e lartë që ti dalin krah. Me gjithë respektin që kam për atë profesorin, Së pari, ai djalë vjen nga “talent show”, pra ka një talent, • Së dyti, ka dy këngë, por ama i kanë rezistuar kohës, Së treti, është autodidakt inteligjent,(autodidakti është më i frikshmi dhe në politikë, e jo më në skenë), ndaj ju profesorët dhe gjithollogët e medias që kërkoni të mashtroni opinionin publik nuk e keni shumë qejf, se nuk vjen nga ndonjë sërë e lartë partie dhe largon vëmendjen nga gjella e shëmtuar e stisur e të ashtuquajturave kauza publike ku ju xhironi sipas dëshirës; E fundit, “top kanali” dhe “burazeri i madh” nga sindroma e madhështisë vetjake si dhe qelbja e shtetit dhe e pushtetit( siç ishte rasti i shpërdorimit të detyrës nga mjekja e urgjencës e Spitalit publik Shefqet Ndroqi që vizitoi atë djalin, në mes të natës pa leje, pa kartelë etj etj) kërkojnë të mashtrojnë një opinion publik të tërë, gjë e cila është e pamundur. Profesori/Gjithollogët mediatikë/Publicistë/Analistë po të jenë të zotët të ngrehin zërin kundër medias e cila në saj të fuqisë që ka abuzon dhe manipulon opinion publik. Media edukon, ndaj çfarë ushqimi të japi media atë do të konsumoj masa. Profesori nuk ë bën dot një veprim të tillë sepse i ikën fama po i ra në kokë “top kanalit” dhe “burazerit të madh”, i hiqet koha televizive pa të cilën ai s’mundet. Njerëzit e mençur nuk korrigjojnë pasojat por gjejnë shkakun ndaj quhen intelektual. Profesori të gjej veten se ku qëndron dhe pastaj të bëj detyrën e intelektualit nëse ka guxim ta bëj. Multimedia, si pushteti i katërt, e vërtetoi edhe një herë se e ka rrëzuar diktaturën pa çka se ka dobësuar demokracinë, por diktaturën e ka zhbërë, andaj gjithollogët sulmet për jetën dhe aftësitë personale të të tjerëve ti mbajnë për veten, dhe të shohin rrugëtimin e tyre për pagat e majme që marrin por që kontributi i tyre në edukimin mediatik të shoqërisë(atë që presupozohet se ata paguhen) është negativ. Andaj, “profesor/gjithollog/analist i nderuar” nëse keni kurajë ngrini zërin kundër mediave që kërkojnë t’ju bëjnë shpëlarje truri popullit, të shesin miun për elefant për aftësi kotësie… Një njeri me mend, që e mban veten për të lexuar nuk i drejtohet turmës me kritika, turma është turmë, nuk kupton, turma të rrëmben … Prandaj intelektuali nëpërmjet forcës së fjalës, fuqisë së dijes, sepse njeh ligjin, strukturën, aparatin gjithë mënyrën e organizimit dhe funksionimit, andaj di se ku të godasë në shenjë. Nëse intelektuali nuk posedon pushtetin magjik të fjalës të mos flasë fare më mirë…. Është njësoj si një klasë e cila nuk shkon mirë me mësime dhe të shkojmë të kritikojmë 30 nxënës se e kanë ata fajin që nuk shkojnë mirë me mësime. Mendoj se më së pari duhet të rishqyrtojmë metodikën dhe didaktikën e mësimdhënies si dhe qasjen psikologjike ndaj nxënësve për ta çuar në dozën dhe rrugën e duhur, e mandej gradualisht të ndryshojnë nxënësit. Pra media edukon, jep ushqim, këtë lloj ushqimi po i jep media dhe ju gjithollogë të nderuar kësaj shoqërie andaj s’ka se si të kërkosh të shpëtosh veten, s’ka se si të kritikosh masën e gjerë, ku vetë ti “gjithollog” renditesh rresht përkrah shkaktarëve të vërtetë të kësaj ngjarje. Cilido që kritikon turmën, cilido që përdor fuqinë e fjalës për të turpëruar masën e gjerë të popullsisë është dështak idhnak në vetvete dhe peng i dikujt në rrugëtimin profesional, thjesht një frymor i cili e ka humbur prej kohësh lirinë, i cili kërkon shkak dhe përpëlitet të identifikohet, por që asnjëherë s’ka për ti zënë fjala vend sepse është shumë vonë… Asnjëherë nuk është vonë…është e vërtetë, ka një kohë , por ti duhet të zgjedhësh se në cilën anë duhet të qëndrosh, e mandej të shijosh/gjymtosh “lirinë”…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular