Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur e vdekur një grua, e cila punonte si banakiere në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe 5 të plagosur.
Mësohet se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.
Forca të shuta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se banakierja që ndërroi jetë ishte gruaja e katërt që vritet nga plumbat në pak ditë, pas vrasjes së 3 grave brenda një dite në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit nga vrasësi serial Dan Hutra, i cili fatmirësisht u arrestua.