BallinaKronikeNëna iu vra gabimisht në lokalin ku ajo punonte si banakiere, prek...

Nëna iu vra gabimisht në lokalin ku ajo punonte si banakiere, prek me mesazhin djali i viktimës: Mallkuar qofshin ato plumba

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një prej punonjëseve humbi jetën.

Bëhet fjalë për Mimoza Pajen, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se; “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam 😭😭😭😭😭”.

Kujtojmë se të plagosur mbetën; Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.

Balkanweb mëson se vajza e mitur, është mbesa e viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular