Ish-futbollisti anglez, Dani Graham, ka pushtuar titujt kryesorë të tabloideve angleze, pasi u shfaq një video që tregonte atë duke përplasur makinën e tij në një supermarket.
Mediat britanike bëjnë me dije, se ish-futbollisti i Sandërlendit, Uolves, Hullit, etj, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, këtë e ka pranuar edhe vetë në polici.
Graham ka “parkuar” Land Roverin e tij në një supermarket dhe video nga kamera e marketit është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, madje as shoferi. Nuk është hera e parë që 37-vjeçari drejton mjetin e tij në gjendje të dehur, madje patenta e shoferit i është hequr disa herë.
Graham pranoi se kishte pirë rreth 10 gota birrë atë natë. Ish-sulmuesi i vari këpucët e tij në gozhdë në fillim të 2021 te skuadra e Sandërlend, pasi kishte luajtur më parë për Midëllbrouh, Lids, Bllekpull, Karlise, Uatford, Suanse, Hulli ejt.. PANORAMASPORT.AL