BallinaKronikePublikohet audio-regjistrimi/ 45 sekonda breshëri automatiku pa u ndërprerë, si u vranë...

Publikohet audio-regjistrimi/ 45 sekonda breshëri automatiku pa u ndërprerë, si u vranë 6 personat në Athinë

Mediat greke kanë publikuar një audio regjistrim ku për 45 sekonda dëgjohen të shtënat me armë zjarri ku mbetën të vrarë 6 persona.

Fillimisht u raportua se viktimat ishin shqiptarë, por më pas nga hetimet rezultuan se viktimat janë turq, por me karta identiteti franceze.

Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të Athinës. Në vendngjarje janë gjetur 60 gëzhoja dhe sipas vlerësimeve të para të policisë bëhet fjalë për larje hesapesh.

Sipas informacioneve, skenari më i mundshëm është ajo e larjes së hesapeve për çështje droge.

Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët që kanë ngritur pritë kanë qenë personat që ndodheshin në makinën me targa gjermane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular