BallinaOP EDGazment Bardhi, “Kali i Trojës” brenda “Foltores”/Nga RIGELS SELIMAN

Gazment Bardhi, “Kali i Trojës” brenda “Foltores”/Nga RIGELS SELIMAN

Nga Rigels Islami
Shumëkush u habit më 6 shtator nga postim i profesorit të njohur Artan Fuga në “Facebook” ku komentonte takimin Bardhi-Berisha. Në komentin e tij profesor Fuga shkruante se: “Në ka njeri që duhet të gëzohet më shumë se të gjithë nga “bashkimi” i djeshëm i 43 deputetëve në sallën “Ba(l)sha” të hotel Tiranës, është pikërisht Lulzim Basha! Shumëkush e paragjykoi profesor Fugën, por ai kishte të drejtë.  Sot në foltore ka nisur një luftë e madhe e cila do të dëgjohet shumë shpejt. Të gjithë e dinë se  Gazment Bardhi dhe shpura e tij nuk janë të shqetësuar për opozitën aq më pak për foltoren e Sali Berishën. Mjafton të shikoni pak muaj më parë për të kuptuar se kush e ka sulmuar me fort Sali Berishë, vrasës, të korruptuar, po punon për Edi Ramën, po i çon demokratët te Ilir Meta etj, etj. A ka ndryshuar diçka që nga ajo kohë?! Asgjë.  Thjesht tashmë Gazment Bardhi ka arritur një pazar të favorshëm me Sali Berishën për vete dhe disa deputet të cilët siç mendon ai do ti ketë dhe në parlamentin e nesërm për ti bërë presion kësaj here Sali Berishës. Po natyrisht ky pazar është në kurrizin e atij grupi njerëzish që e mbështetën Sali Berishën që në krye të herës dhe me kosto personale, e mbrojtën kur e sulmonin brutalisht ky grupi i deputetëve me në kry Gazin që iu bashkua këto ditë. Ata sot ndihen të humburit e mëdhenj. Vendet e tyre në lista tashmë do ti zërë Gazi me shokë e shoqe. Kjo ka sjellë zemërim dhe përçarje. Foltorja ka nisur të braktiset masivisht,  sepse ata nuk luftuan me miqtë dhe shokët e tyre të shumë betejave në PD që të bëjnë Gazin dhe shokët e tij deputet dhe aq më tepër kur pjesën më të madhe të luftës  e  bënë  kundër Gazit dhe shokëve të tij. Besimi te Berisha iu ka humbur sepse instiktet politike i jane errur nga inati. Në vend që të ndërtojë një parti fituese pasi shanset për të marrë PD janë zero,  vazhdon luftën  për të shkatërruar PD tashmë duke përdorur Gazin edhe  pse kjo është që në nisje një beteje e humbur. Lushnja, Vlora, Berati, Dibra, Elbasani, Durrësi janë futur në kaos. Qendrestarët e Sali Berishës janë zhvendosur nga lista e deputetëve të sigurt. Dy vjet betejë me demokratet, me SHBA dhe Britaninë, miliona lek të shpenzuara u kanë shkuar dëm. Vendin e tyre e kane zënë Gazi me shokët e tij nga njëra anë e Meta nga ana tjetër. Të tjerë që kanë qëndruar se besojnë te Berisha, iu shemb miti i njeriut të fjalës e besës dhe që nuk gënjen. Atij jo vetëm që i është rrëzuat çdo akuzë ndaj Lulzim Bashës por tashmë edhe akuzat  që ka bërë deri më sot për grupit që e përjashtoj nga PD, se po i shërbejnë Ramës tha se s’kanë qenë të vërteta por politike. A mund ti besohet më me akuzat që bën ndaj PD?! JO. Sepse tani e pranoj dhe vetë se nuk janë të vërteta.  E siç tha profesor Fuga. Basha fitoi te Balsha! Tashmë ai është çliruar nga ky grup deputetësh që s’ka as vota, as moral e as mbështetje dhe ka vendin e lire për të vendosur të rinj e të reja që frymëzojnë, me moral dhe integritet për të marrë besimin e shqiptarëve, ndërsa Berisha  do të jetë i detyruar të servirë të njëjtën gjellë të ndenjur, të prishur e pa shije Ky grupim e përfundoj misionin pas mbledhjes se parë. Tashmë s’kanë asnje vlerë më. Ata nuk përfaqësojnë PD dhe s’kanë se si. Deputetët i vendos partia dhe jo deputetët partinë.  Ata janë të pamjaftueshëm për të bërë asnjë ndryshim në parlament, s’kanë votat as moralin qytetarë.  Ata i kanë dhenë armën e fortë Ramës kundër çdo iniciative sepse janë nën ombrella e non gratës. Ata s’mund të kërkojnë mbështetjen e SHBA , Britanisë apo BE sepse Berisha për ta është një i korruptuar, i lidhur me bandat. Dhe nuk ka perëndimorë që mendon se mund ti diktojnë vendimmarrjen një të korruptuari për një tjetër te korruptuar. Pra Gazi nuk mund ti vlejë për asgjë “Foltores” veçse për tu zënë vendin e deputetit atyre që kane dy vjet që luftojnë kundër Gazit. Dhe ata që kanë qenë aty e dinë mirë se çdo të thotë të jetë Gazi aty e kane film të parë e të përjetuar.  Kali i Trojës pasi dështoj me PD tashme është e sigurt se ka dërrmuar moralisht “Foltoren”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular