BallinaProfilPROFIL/Kirurgut Bruka i shkëlqen profesioni, shpirti dhe mirësia e njëjtë si bluza...

PROFIL/Kirurgut Bruka i shkëlqen profesioni, shpirti dhe mirësia e njëjtë si bluza e tij!

Nga Hamdi Skeja
Kirurgu i mirënjohur Ibrahim Bruka, padyshim është ndër vlerat e larta të shëndetësisë Shqiptare, këtë nuk e them unë, por puna e tij prej vitesh. Ai vjen nga Ujmisht e Kukësit dhe të gjithë mirësinë e tij, njerëzillekun, dhe profesionalizmin e derdh mjeshtërisht në QSUT. Është ai burri i qetë, i qeshur, i dashur, dhe siç e thashë, një profesionist i rrallë në sallën e operimit.
Dr Ibrahimin nuk e njoh nga afër, ose më saktë e njoh shumë pak, por para ca kohësh më shkruajti dikush ku më thonte se; -Hamdi, e njeh Dr ibrahimin, se ai do më operoj babain.
Qesha dhe i thashë, babai yt qënka me fat se do operohet nga Dr Bruka, asaj zonjës i thashë se e njoh, në fakt e njihja vetëm si doktor. Gjithsesi, e telefonova Dr dhe e vura në dijeni, dhe ai ma ktheu; pa merak Hamdi, unë si përherë bëj maksimumin, dhe prej atij momenti Dr shkonte dhe e takonte shpesh babain e asaj zonjës.
Kirurgut Bruka i shkëlqen profesioni, shpirti dhe mirësia njejtë si bluza e tij!
Dr, shyqyr që nuk ke ikur akoma dhe se padyshim që je vlerë e madhe e asaj ndërtese dhe e këtij Kombi. Unë nuk jam në gjendje të them të gjitha vlerat e tua, sepse në mënyrën më njerëzore dhe profesionale i ke vërtetuar vet!
Të paçim sa malet!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular