BallinaUncategorizedLulzim Basha me drejtorin e NDI për Europën: Mbështesim SPAK, sulmet ndaj...

Lulzim Basha me drejtorin e NDI për Europën: Mbështesim SPAK, sulmet ndaj tij të papranueshme

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të “Institutit Demokratik Amerikan” (NDI), Robert Benjamin, dhe ekipin e tij në Washington.

Në këtë takim zoti Basha ishte i shoqëruar nga nënkryetarja Oriola Pampuri, sekretari për burimet njerëzore dhe koordinimin digjital, Endri Hasa, dhe sekretarët per çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Ai ka shprehur bindjen se me ndihmën e SHBA dhe partnerëve të tjerë, Shqipëria do të arrijë të rikthejë vlerat demokratike.

Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme janë prioritetet e PD-së.

Gjithashtu ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen “Institutin dhe theksoi se korrupsioni është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë, për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Basha theksoi mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në Parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Lulzim Basha i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe veçanerisht SPAK-ut që vijnë nga subjekte të tij apo tendencen për të politizuar SPAK-un, përmes tentativës për të përvetësuar punën e tij nga aktorë politikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular