BallinaKronike“U vra për një ‘like’ në rrjetet sociale”/ Gazetari: 19-vjeçari nga Fieri,...

“U vra për një ‘like’ në rrjetet sociale”/ Gazetari: 19-vjeçari nga Fieri, djalë i vetëm

Duke dhënë detaje për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci, në Fier gjatë ditës së sotme, gazetari Fatjon Gjinaj i ftuar në “Open” në News24, tha se konflikti ka nisur për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze në rrjetet sociale.

“Edhe kjo ngjarje ka si motiv njohjen e përbashkët të dy adoleshentëve me një vajzë dhe mendohet se konflikti ka nisur për shkak të “Like”-ve në rrjetet sociale.

Ka qenë çështje flirtimi në rrjetet sociale. Është një nxënës me rezultate shumë të mira. I takon një familje të njohur në qytet dhe me shumë respekt në zonën ku banon

Është djalë i vetëm i dy motrave binjake. Sot është atje ku është ndoshta dhe ndodhej në vendin e gabuar. Në Fier, krimi po ringjallet”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular